Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbushen dy spitalet Covid, 115 pacientë të shtruar, 9 prej tyre të intubuar

schedule16:35 - 25 Korrik, 2020

schedule 16:35 - 25 Korrik, 2020

Rritja e numrit të të infektuarve ka sjellë shtim të pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid.

Në këto dy spitale po marrin trajtim mjekësor 121 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 9 janë të intubuar.

Ndërsa në 24 orët e fundit është shëruar një numër i ulët pacientësh, 29 në total.



“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!