Familja nga Bosnja nga ilaç për të birin në ilaç për mbijetesë

schedule16:06 - 22 Prill, 2018

schedule 16:06 - 22 Prill, 2018

Një familje myslimane nga Bosnja duke kërkuar ilaç për të birin gjeti edhe ilaç për mbijetesën. Qumështi i gomaricës i ndihmoi ata dhe u kthye në një biznes familjar. Tani kanë mbi 30 kafshë në fermën e tyre dhe kanë në plan të kenë 100 të tilla. Shpresa për jetën u kthye te familja dhe ata në fermën e tyre kafshët i trajtojnë me shumë dashuri.

Këtu gomerët jetojnë si anëtarë të familjes. Meliha Dzindo dhe bashkëshorti i saj janë kthyer vonë pas luftës së Bosnjës në Vlasotincë në Republikën e Serbëve shumicë dhe aty jetojnë si myslimanë.

Kishin provuar zanate të ndryshme në një vend papunësie, por sëmundja e të birit u solli zgjidhje bashkë me ilaçin.

Fqinjët tanë e dinin për rastin e djalit tonë dhe njerëzit na zunë derën duke kërkuar qumësht dhe kërkesat u rritën shumë.

Qumështi thonë bën ilaç, por sasia është e vogël dhe duhen 5-8 ditë për një litër që kushton rreth 50 euro. Ilaç për sëmundje mushkërish e frymëmarrjesh, por edhe për bukuri.

Dashuria për gomerët është gjithçka në këtë vend.

Është një gjë e veçantë dhe njerëzi befasohen si një gjë e rrallë dhe vinë vëtëm për t’í parë.

Shumë njerëz vijnë për ndihmë dhe gjithcka është e shitur paraprakisht. Familja është e angazhuar rreth trajtimit të kafshëve dhe të gjithë kanë nga një emër.

Njerëzve në hall u ndihmojnë gjithmonë pasi e nisën për ilaç dhe u kthye në një biznes të qëndrueshëm në një vend ku 80 për qind të banorëve kanë ikur. Qumështi shëroi për ta plagët e jetës.

Gazetar: Idro Seferi

Operatore: Melisa Muhtari