FDA tërheq mbështetjen për ilaçin anti-Covid të AstraZeneca

schedule15:04 - 28 Janar, 2023

schedule 15:04 - 28 Janar, 2023

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka tërhequr mbështetjen e saj për përdorimin e Evusheld, një ilaç që ishte një “mjet” i dobishëm për të parandaluar Covid- in te pacientët.

Me variantet e reja të virusit gjithnjë e më të aftë për të “shpuar” Evusheld, FDA tha se ilaçi nuk duhet të përdoret më.

Vendimi i FDA-së shënon fundin të paktën tani për tani i një ilaçi që kishte ndihmuar në rivendosjen e njëfarë normaliteti në jetën e pacientëve me kancer, marrësve të transplantit dhe njerëzve të tjerë që ose nuk mund të vaksinoheshin kundër Covid-19 ose sistemi imunitar i të cilëve nuk mund të vaksinohej.

Evusheld është emri i markës së një ilaçi AstraZeneca që kombinon dy antitrupa monoklonal, tixagevimab dhe cilgavimab. Në një deklaratë të premten, gjigandi farmaceutik britaniko-suedez tha se po teston sigurinë dhe efektivitetin e një ilaçi të ri antitrupash për të mbrojtur njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, të cilin shpreson ta lançojë në gjysmën e dytë të 2023./abcnews.al/