I akuzuari nga Singapori pranon fajin: Jam spiun kinez në SHBA

schedule13:28 - 25 Korrik, 2020

schedule 13:28 - 25 Korrik, 2020

Një burrë nga Singapori ka pranuar se ka punuar si agjent i Kinës, incident që pritet të rrisë tensionet politike mes Uashingtonit dhe Pekinit. Jun Wei Yeo është akuzuar se ka shfrytëzuar miqësinë me politikanët amerikanë që të mbledhë  informacione për inteligjencën kineze, sipas zyrtarëve amerikanë.

Kina urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu. Masa për të mbyllur misionin diplomatik në qytetin jug-perëndimor ishte kundërpërgjigje ndaj mbylljes së konsullatës kineze në Houston.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se vendimi ishte marrë sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin u përgjigj duke thënë se masa e SHBA ishte e bazuar në “gënjeshtrat anti-kineze”.

Administrata e Presidentit Donald Trump është përplasur në mënyrë të vazhdueshme me Pekinin mbi tregtinë dhe pandeminë si dhe imponimin e Kinës për  ligjin e ri të sigurisë në Hong Kong./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!