Mbillen mijëra fidanë pishe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

schedule14:50 - 22 Prill, 2018

schedule 14:50 - 22 Prill, 2018

Parku kombëtar Divjakë-Karavasta, në ditën ndërkombëtare të tokës u popullua nga qindra nxënës të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Të grumbulluar nga 9 rajone të vendit, së bashku me rrjetin e shoqatave në mbrojtje të mjedisit, ata mbollën rreth katër mijë fidanë pishe. Në simbol të kësaj dite, mesazhi ishte: ndërgjegjësimi qytetar ndaj çështjeve mjedisore. E pranishme në ditën e Tokës ishte edhe ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu.  Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta është pjesë e 16 zonave të mbrojtura në gjithë Shqipërinë. Mbjellja e fidaneve në Parkun e Divjakes u bë me kontributin e përfaqësuesve të shoqërise civile dhe të nxënësve të shkollave 9- vjeçare në zonën e Divjakës. /abcnews.al