Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rivlerësimi i skemës së pensioneve/ Radonshiqi: Duhen më shumë monitorime në tregun e punës

schedule22:35 - 9 Nëntor, 2026

schedule 22:35 - 9 Nëntor, 2026

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, thekson se formalizimi i tregut të punës dhe lufta ndaj evazionit fiskal janë thelbësore për rritjen e kontributeve në skemën e pensioneve.

Ajo evidenton problematikat në sektorët e ndërtimit dhe turizmit, ku shumë punonjës deklarohen me paga minimale ose punojnë ‘në të zezë’.

Sipas saj, qeveria duhet të shtojë monitorimet për të evidentuar abuzimet dhe deklarimet e pasakta të pagave. Një tjetër zgjidhje mbetet nxitja e punësimit të të rinjve, të cilët janë ndër kontribuuesit kryesorë në skemën e pensioneve.



 “Skema e pensioneve në të gjithë botën shfaq probleme më vete. Një instrument që qeveria ka është të bëjë më shumë monitorime të tregut të punës. Ne kemi sektorë si ndërtimi dhe turizmi, ku shumë prej tyre punojnë në tregun e zi. Formalizimi i punonjësve do të rriste kontributet.

Evazioni fiskal është një aspekt që qeveria duhet të ndjekë. Për profesionet e lira është vendosur një tavan pagash, por duhet ndjekje. Edhe në turizëm duhet parë, sepse shpeshherë sanitaret regjistrohen me pagë minimale, por asnjë prej tyre nuk paguhet me pagë minimale.

Qeveria mund t’i gjurmojë, sepse e ka shumë të thjeshtë. Më pas, janë politika të tjera që nxisin punësimin e të rinjve, sepse ata janë kontribuuesit kryesorë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!