Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD, e paaftë të fitojë zgjedhjet”/ Frrok Çupi: Gjysmën e deputetëve e ka të përjashtuar për shkak të dhunës

schedule23:37 - 9 Nëntor, 2026

schedule 23:37 - 9 Nëntor, 2026

Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Demokratike është e paaftë të fitojë zgjedhjet, pasi është kontradiktore dhe nuk ngjall besim tek qytetarët.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çupi u shpreh se PD, gjysmën e deputetëve e ka të përjashtuar për shkak të dhunës.

Çupi shtoi se PD është parti e cila punon vetëm për interesat e kryetarit të saj, Sali Berisha.



“PD është në kontraditë me atë që bën vetë. Fakti që PD nuk fiton zgjedhjet, nuk është tek kopertura. Nuk krijon dot aleancë, besim, nuk ka përputhje me atë që bën dhe me atë që publiku kupton. Ndërsa kishte sjellë në shesh batalionet e dhunës, vjen tani dhe thotë nuk isha unë. Sot vjen në parlament dhe nuk arrin do të thotë se dhunën e bëri vetë. Nuk dorëzohet në institucionet e ligjit. Normalitet do të thotë tjetër gjë. Nuk mund të konsiderohet se gjysmën e deputetëve i ka të përjashtuar, për shkak të dhunës. Ka një rol PD, që është marrë si opinion i lehtë. PD nuk vlen, deputetët e PD nuk vlejnë, për shkak të politikave të PD. Deputetët e PD nuk vlejnë për asnjë vendim, funksionon mbi bazën e inatit të asaj që bën ti. Prandaj edhe votat e PD nuk vlejnë. PD është Berisha, nuk janë të tjerët. E gjithë ajo parti punon për familjen Berisha”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!