Një 39 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnje. Ngjarja ndodhi në fshatin Çermë Shkumbin në rrugën Çermë-Divjakë. Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Nga ky aksident ka humbur jetën 39 vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me Opel dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë.
Burime nga spitali i Lushnjes ku i transportuan të lënduarit, bëjnë me dije se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.



