Ismaël Bennacer qëlloi një surprizë shumë e bukur e Milanit. Algjeriani është kthyer në motorin e mesfushës së kuqezinjve dhe i ka bindur të gjithë me cilësitë që zotëron. Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e dy klubeve të njohura.
Le10Sport raporton se PSG dhe Manchester City po përgatisin ofertat e tyre për t’ia shkëputur Milanit. Pep Guardiola e pëlqen shumë dhe ka një armë shtesë: Riyad Mahrez. Ky i fundit po bisedon me patriotin e tij, duke tentuar ta bindë që të pranojë kalimin në Premier League.
Një tjetër lojtar që po kalon një moment fantastik është edhe Hakan Calhanoglu. Turku ka edhe një vit kontratë me klubin italian dhe është përfolur për një rikthimin në Bundesligë. Në media qarkulloi lajmi sikur lojtari nuk pranon të rinovojë me Milanin.
26-vjeçari ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”, duke qetësuar tifozët. “Një ditë e mbushur plot lajme të rreme”, shkruan Hakan Calhanoglu. /abcnews.al