Këngëtari shqiptar shtrohet në spital, dyshohet se është operuar nga zemra (FOTO)

schedule13:30 - 24 Korrik, 2020

schedule 13:30 - 24 Korrik, 2020

Këngëtari shqiptar, Ramadan Krasniqi i është nënshtruar dje një operacioni. Kjo pasi në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku ai shihet i shtruar në shtratin e një spitali.

Një logo e cila gjendet në çarçafin e shtratit të spitalit, është në formën e zemrës, çka ka shtuar dyshimet se Dani mund t’i jetë nënshtruar një operacioni i cili ka lidhje me enët e gjakut ose me zemrën.

Ndërkohë mësohet se këngëtarit po i qendrojnë pranë në spital miqtë e tij.

Kujtojmë që këngëtari 59-vjeçari i cili ka mbi 45-vjet karrierë të bujshme muzikore, vazhdon të mbetet aktiv në skenë./abcnews.al