Llullaku lë Bjellorusinë, Kukësi e pret krahëhapur në Superiore

schedule14:40 - 23 Korrik, 2020

schedule 14:40 - 23 Korrik, 2020

Azdren Llullaku largohet nga Shakhtyor Soligorski. Sulmuesi ka ndërpret kontratën me klubin bjellorus, ku nuk la gjurmë. 13 ndeshje në total në kampionat, 4 si titullar dhe vetëm një gol flasin vetë për aventurën e 32-vjeçarit, i cili më parë ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare.

“Koha për t’i mirë u pafshim një tjetër ekip. Ju uroj më të mirat dhe fat, Shakhtyor Soligorski”, shkruan Llullaku në llogarinë e tij në “Instagram”, ndërkohë që bëhet gati të nisë një tjetër aventurë.

Kukësi e ka kërkuar dhe thuhet se ka edhe një akord me palëve. Edhe në të shkuarën verilindorët janë munduar ta bindin sulmuesin, por kërkesat e tij financiare kanë qenë të larta. Duhet thënë që Llullaku sezonet e fundit ka pasur rënie.

Para se të shkonte në Bjellorusi luajti rregullisht me Astra në Rumani, ndërkohë që më parë në Itali me Virtus Entella në Serie B kishte akumuluar vetëm 150 minuta. Llullaku ka luajtur edhe në Kazakistan me Astana e Tobol, një tjetër eksperiencë jo e mirë në aspektin e golave. /abcnews.al