Vrasësi i Floyd në SHBA futet në telashe të tjera, akuzohet edhe për mashtrim

schedule08:06 - 23 Korrik, 2020

schedule 08:06 - 23 Korrik, 2020

Vrasësi i afroamerikanit George Floyd në SHBA, ish- polici Derek Chauvin tashmë akuzohet përveç krimit të rëndë edhe për evazion fiskal.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ai bashkë me gruan e tij akuzohen nga drejtësia se nuk ka shlyer detyrimet prej 38 mijë eurosh ndaj shtetit të Minesotas pasi i është fshehur taksimit nga punë të tjera përveç policit.

Ndërkohë gruaja nuk kanë deklaruar për harkun kohor 2014- 2019 pasurinë 464 mijë dollarë. Chauvin mësohet se punonte dhe si “security” apo roje nëpër restorante gjatë fundjavave.

Ai do të mbahet mend për gjurin që vendosi mbi kokën e George Floyd gjë që i shkaktoi asfiksi atij dhe që shkaktoi më pas një reagim të ashpër nga komunitet afroamerikan në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!