Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmohen autoritetet në Belgjikë, numri i rasteve me Covid-19 vijon të rritet

schedule16:34 - 22 Korrik, 2020

schedule 16:34 - 22 Korrik, 2020

Në Belgjikë rastet e konfirmuara me koronavirus vijojnë që të shtohen, paralajmëruan zyrtarët e Shëndetit në vend.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në vend pritet që të mblidhet të enjten ku me shumë mundësi do të vendoset shtyrja e fazës së radhës të lehtësimit të masave anti-Covid.

“Situata nuk është pa zgjidhje, ne akoma kemi mundësinë që të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, por duhet të veprojmë shpejt,” u shpreh zëdhënësi Boudewijn Catry.



Numri mesatar i rasteve ditore me Covid-19 mes 12 dhe 18 korrikut në vend ishte 184.

Pra, bëhet fjalë për një rritje me 89% të rasteve mesatare me koronavirus krahasuar me javën nga 5 deri në 11 korrik. Numri i “riprodhimit” të virusit tashmë është 1. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!