Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka publikuar detajet e deritanishme në lidhje me procesin e rindërtimit për tërmetin.
Në një konferencë për mediat Ahmetaj është shprehur se deri më tani janë dhënë 3.337 leje ndërtmi, ndërkohë që sipas tij kanë qenë 56.164 aplikime për prishje të banesave që janë marrë në konsideratë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Komisioni Shtetëror i Rindërtimit, deri më tani ka marrë 36 vendime ndër të cilat janë përkthyer në 76 vendime të Këshillit të Ministrave.
“Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër 3000 mijë të tilla, ndërsa 600 banesa do të bëhen nga Këshilli Shqiptar i Rindërtimit. Për këto puna do të nisë për 3-4 javë. 80 milionë dollarë janë dhëna nga shteti për 23 mijë familje të cilat kanë pasur nevojë deri më tani sa flasim pavarësisht pandemisë, që ashtu si gjithë botën na goditi ekonominë. Më pas shto këtu edhe tërmetin, pasi këto llogaritet shpenzime ekstra.
50 mln euro do të jenë për trashëgiminë kulturore nga Komisioni Europian. Një ndër to do jetë projekti i Durrësit për amfiteatrin.
Porcesi i ndërtimit ka elementë shumë thelbësor, elementi emocional dhe elementi administrativ. Këto punë nuk bëhen me fjalë, por kjo është një vertetim i asaj që kemi thënë në vazhdimësi. Kemi pasur dy ngarkesa të mëdha, një nga tërmeti një nga pandemia. Për çdo qytetarë që sheh se ndërtimet ecin, apo mbyllja e lokaleve të natës, do të thotë se kush janë ata që përgjigjen. Kjo qeveri nuk përgjigjet vetëm për ditë të mira”, është shprehur Ahmetaj.