Atalanta vazhdon të fitojë në Serie A. Sot, bluzinjtë e Gasperinit kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Bolognas, falë një goli të ardhur nga stoli.
Ishte Luis Muriel, sulmuesi i ardhur nga stoli në minutën e 46-të, ai që do të gjente rrjetën në minutën e 63-të, me një goditje shumë të bukur me të djathtën në hyrje të zonës. Kjo fitore, e ngjit Atalantan në vend të dytë, në kuotën e 74 pikëve, ndërsa Bologna mbetet në vend të 10-të, me 43 pikë./abcnews.al
Serie A, java 35
Atalanta – Bologna 1-0
Muriel 63’