Yuri Kim 2 orë takim me Ramën në Kryeministri: Zbardhet biseda

schedule17:46 - 21 Korrik, 2020

schedule 17:46 - 21 Korrik, 2020

Për rreth 2 orë, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, me të cilën ka diskutuar një gamë të gjerë çështjesh.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se në takim, është diskutuar pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA-ve, në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik.

Takimi Rama-Kim vjen një ditë pas rimbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishte i pranishëm dhe vetë Kryeministri.

Më herët, si ambasadorja e SHBA, dhe ai i BE-së e UK-së, janë shprehur se Parlamenti duhet të miratojë draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit, duke mos bërë asnjë ndryshim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!