VIDEO/ Tirana u zgjua bardheblu: Nga koret e ultrasve, te festa e dyshes Doka-Ngoo

schedule08:32 - 20 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 20 Korrik, 2020

Fanatics festojnë titullin e 28-të bardheblu, edhe pse zyrtarisht Tirana është vetëm 25 herë kampione e Shqipërisë. Dita e djeshme ka rikthyer për ata buzëqeshjen dhe fitorja e Vllaznisë i ka nxjerrë në shesh para kohe.

Aty ku vjet festoi Partizani, në sheshin “Nënë Tereza”, u mblodhën Fanatics, grupimet e tjera që mbështesin Tiranën, si dhe tifozë të thjeshtë. Koret për klubin e tyre të zemrës nuk munguan, sikurse edhe materialet piroteknike.

Festës së tyre iu bashkuan edhe futbollistë të ndryshëm, duke nisur me Gentian Muçën. Albi Doka gjithashtu nuk mund të mungonte, madje ishte i shoqëruar nga Michael Ngoo. Udhëtimi drejt sheshit ishte special për ta, pasi këndonin himnin bardheblu, të kënduar nga Pajtim Struga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!