Tirana kampione e Shqipërisë pas 11 vitesh dhe festa në kryeqytet, është e ligjshme. Sapo është dëgjuar vërshëllima finale në sfidën mes Vllaznisë dhe Kukësit, që u mbyll 1-0 dhe i dha matematikisht titullin Tiranës, festa bardheblu ka nisur.
Në shtëpinë e trajnerit Egbo, festa ka qenë me trajnerin dhe partneren e tij, që me brohoritma “Tirana, Tirana” dhe duke kërcuar me njëri-tjetrin, kanë festuar. Nuk mungoi as falënderimi për Zotin.
Ndërsa në rrugët e kryeqytetit, shumë makina me flamuj bardheblu kanë pushtuar rrugët, si dhe fishekzjarrët në qiell nuk munguan. Zhurmë, festë, ekzaltim, e gjitha bardheblu./abcnews.al
View this post on Instagram