Takimi mes Mancheter United dhe Chelsea, gjysmëfinalja e dytë e FA Cup, është në shifrat 0-2 në favor të Bluve të Londrës. Në fundin e pjesës së parë, ishte Olivier Giroud që zhbllokoi takimin.
Bomberi francez shënoi në minutën e 45+11’, duke i dhënë avantazhin bluve të Frank Lampard. Shkak për këtë zgjatje të madhe të pjesës së parë, ishte një dëmtim i rëndë i mbrojtësit të United, Eric Bailly.
GIROUD! ?#EmiratesFACup #MUNCHE pic.twitter.com/ZslmfqUOJb
— The Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) July 19, 2020
Në minutën e parë të pjesës së dytë, talenti Mason Mount shënoi dhe të dytin për Chelsea. Mesfushori anglez u “asistua” nga një gafë e De Geas, i cili nuk arriti ta ndalë gjuajtjen e 20 vjeçarit./abcnews.al
Low & hard from Mason Mount! ?#EmiratesFACup #MUNCHE pic.twitter.com/8DZE2TnmWB
— The Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) July 19, 2020
FA Cup, gjysmëfinal
Man. United – Chelsea 0-2
Giroud 45+11’, Mount 46’