Tirana ka shënuar dhe golin e dytë në takimin kundër Flamurtarit dhe tre pikët tashmë, mund të quhen të fituara për djemtë e Egbo. Pas rrjetës së Muçit në pjesën e parë me penallti, ishte radha e një tjetër talenti për të gjetur rrjetën në të dytën.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Ismajlgeci, konkretizoi me gol një aksion model të bardhebluve, që nisi nga këmbët e Cobbinah. Përtej bukurisë së aksionit, dhe silura e talentit bardheblu është për të mos u humbur! Gol fantastik./abcnews.al
Superiore, java 34
Tirana – Flamurtari 2-0
Muçi (p) 21’, Ismajlgeci 67′