I “mbijetuari” i fundit, Lamela: Nuk e mendoja se do të qëndroja kaq gjatë

schedule09:55 - 19 Korrik, 2020

schedule 09:55 - 19 Korrik, 2020

Në vitin 2013, Tottenham hoqi dorë nga shërbimet e Gareth Bale dhe përfitoi më shumë se 100 milion euro. Me këto para, “Gjelat” investuan në shumë futbollistë, si Dembele, Eriksen, Lamela, Paulinho e Soldado.

Të gjithë janë larguar, ndërsa Lamela, është i “mbijetuari i fundit”. As vetë argjentinasi nuk mund ta besojë këtë gjë: “Sinqerisht, nuk mendoja se do të qëndroja për kaq shumë vite te Tottenham.

Tani ndihem shumë mirë, po më shijon futbolli. Ndihem i motivuar dhe pjesë e rëndësishme e skuadrës. Më pëlqen fakti që tashmë, edhe në stërvitje jemi konkurrues me njëri-tjetrin sikur të ishte një ndeshje zyrtare.

Mund të quhem si një ndër veteranët e skuadrës dhe kjo gjë nuk më bezdis, por më pëlqen dhe më jep mundësinë të jap këshilla për të rinjtë e tjerë këtu”, u shpreh argjentinasi për Sky Sport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!