Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë organizoi një protestë në qytetin e minatorëve në Bulqizë. Manifestimi i tyre u bë për sigurinë në miniera dhe statusin e minatorëve. Kryetari i Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin deri me datën 1 maj si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.
Por minatorët i kërkuan llogari Nikollës pse nuk ka shkuar në Bulqizë prej pesë vitesh duke i lënë në harresë punëtorët dhe kërkesat e tyre. Që nga vitit 2012 e deri sot në Bulqizë kjo është protesta e parë e minatorëve e iniciuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. /abcnews.al