Një avion pasagjerësh në Shtetet e Bashkuara ka bërë të martën një ulje të detyruar në aeroportin e Filadelfias, për shkak të defektit të një prej motorëve të tij. Mediat amerikane, të cilat kanë publikuar pamjet e motorit të dëmtuar, bëjnë të ditur se një person ka mbetur i plagosur nga incidenti.
Avioni tip “Boeing” me numër fluturimi 1.380 ishte nisur nga aeroporti “La Guardia” në Nju Jork me 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe kishte si destinacion qytetin e Dallasit, në Teksas. Si linja ajrore që ka në pronësi mjetin, ashtu dhe Administrata Federale e Aviacionit kanë refuzuar të komentojnë ngjarjen. abcnews.al