Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lezhë, ku një pushuese nga Kosova është mbytur.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, ku pushuesja nga Podujeva e Kosovës, me iniciale Sh.L.,71 vjeç, është mbytur në det.
Njoftimi i plotë:
Më datë 15.07.2020, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasja Sh.L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.