David Silva po zhvillon sezonin e dhjetë me Manchester City dhe po zbavitet pafund. Fantazisti spanjoll, një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij, do të largohet në fund të sezonit nga klubi anglez.
Sot ka gjetur golin e gjashtë në kampionat, duke i dhuruar avantazhin ekipit të Pep Guardiolës në ndeshjen shtëpiake kundër Bournemouth.
34-vjeçari ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi në minutën e gjashtë. Topi përfundoi në trekëndësh, City në avantazh dhe festë me shokët e skuadrës për David Silvën. /abcnews.al