Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për herë të parë që në mars, Belgjika regjistron 0 raste të reja vdekjesh nga Covid-19

schedule09:37 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:37 - 15 Korrik, 2020

Belgjika ka raportuar zero raste të reja me koronavirus për herë të parë që në mars, ndërsa ka qenë një nga vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë-Covid-19, në botë.

Belgjika, që tashmë ka nisur rimëkëmbjen nga koronavirusi pasi u bë vendi me madhësi të mesme më i prekur në botë nga pandemia, nuk raportoi vdekje të reja të lidhura me Covid-19 në 24 orë, për herë të parë që nga 10 marsi.

Ashtu si në shumë vende evropiane që u goditën rëndë nga pandemia në mars dhe prill, Belgjika filloi të përmbajë përhapjen e virusit duke imponuar një karantinë dhe masa të cilat tashmë janë drejt lehtësimit.



Numri i përgjithshëm i viktimave të raportuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit publik Sciensano mbetet 9,787.

Duke qenë se Belgjika është shtëpia e 11.5 milion banorëve, kjo do të thotë se janë regjistruar 850 vdekje për milion, shkalla më e lartë e vdekshmërisë në botë përveç shtetit të vogël të San Marinos.

Dita kur u regjistrua numri më i lartë i viktimave në 24 orë ishte 12 prilli kur humbën jetën 343 persona.

E gjendur përballë situatës së verës dhe pushimeve kur qytetarët e saj pushojnë jashtë vendit, Belgjika futi një “sistem semafori” për të përcaktuar se ku mund të shkojnë udhëtarët dhe kush duhet të karantinohet pas kthimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!