Manchester City ia doli ta hidhte poshtë dënimin e UEFA-s për përjashtimin nga kupat e Europës për dy sezone. “Qytetarët” u gjobitën me 10 milion euro dhe sezonin e ardhshëm do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm për klube.
Në lidhje me vendimin e CAS, që zbuti dënimin e UEFA-s, kanë folur personazhe të shumta dhe normalisht është një humbje e madhe për rregullat e “FFP”. Edhe Jurgen Klopp ka folur dhe për gjermanin nuk është diçka e mirë, por në aspektin personal dhe të L:iverpool, për të është më mirë kështu.
Klopp on City's CL ban being lifted: "I am happy that City can play Champions League next year, if they had 10 or 12 less games to play next season I wouldn't see any chance for anyone else in the league."
— James Pearce (@JamesPearceLFC) July 14, 2020
“Nga pikëpamja personale, jam i lumtur që City mund të luajë në Champions League vitin e ardhshëm. Nëse mendoj për kampionatin dhe ata i bie të kenë 10-12 ndeshje më pak për të luajtur, atëherë askush nuk ka shans të luftojë për titullin kampion”, është shprehur Klopp. /abcnews.al