Rritet numri i rasteve me Covid-19, Maduro: Fajin e kanë kolumbianët!

schedule14:34 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:34 - 13 Korrik, 2020

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka fajësuar Kolumbinë fqinje për numrin në rritje të rasteve me koronavirus në vend.

Maduro tha se kontrabandistët që kalojnë në Venezuelë në mënyrë të paligjshme nga Kolumbia janë arsyeja prapa shtimit të rasteve me Covid-19.

“Nëse nuk do të ishte për ta [kontrabandistët], nuk do të kishte ndonjë epidemi në Venezuelë dhe gjithçka do të ishte nën kontroll,” pohoi ai.

Kujtojmë këtu se ministri i minierave, Tareck El Aissami dhe politikani i fuqishëm i partisë në pushtet Diosdado Cabello kanë  rezultuar pozitivë për koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Venezuela numëron 9,465 të infektuar dhe 89 viktima nga Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!