Superiorja ia lë radhën për herë të fundit Kupës së Shqipërisë, pasi të enjten luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të kthimit. FSHF ka vendosur edhe në lidhje me oraret e dy përballjeve dhe fillimisht luhet në kryeqytet.
Tirana-Bylisi është përballje që tërheq vëmendjen dhe që pa asnjë diskutim është edhe e paragjykuar. Shkak është ndeshja e parë në Ballsh, që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së Dovedan.
Kjo sfidë luhet prej orës 17:45 dhe mbetet të shihet se si do te rrjedhin gjërat në fushë. Tre orë më pas, në 20:45, luhet takimi tjetër gjysmëfinal, Teuta-Kukësi.
Ndeshja e parë në Elbasan u mbyll 0-0 dhe tani për durrsakët vetëm fitorja bën punë, që të kualifikohen pa pasur nevojën e gjuajtjes së penalltive.
Dëshira për hakmarrje është e madhe te Teuta, por më e madhe është dëshira për ta ngritur këtë trofe në 100 vjetorin e krijimit të klubit durrsak. / abcnews.al