Sazani dhe Karaburuni kanë nisur të kenë vizitorët e parë. Këtë fundjavë siç shihet dhe nga pamjet janë kryesisht të rinjtë aventurierë, por dhe familjarë që u nisën për të parë nga afër me këtë anije, Sazanin dhe Karaburunin.
Ka qytetarë që ju ka lënë mbresa një udhëtim i tillë dhe janë rikthyer.
“Është një atraksion shumë i bukur. Po shkoj për herë të dytë. Më pëlqeu shumë”, thotë një prej tyre.
“Vijmë nga Tirana. Është hera e parë që po shkoj”, tha një tjetër.
Mes turistëve vendas në anije takuam dhe një të ri nga Belgjika.
“Nuk është hera e parë që vij në Vlorë, vij shpesh jam i lumtur që do shkoj ta vizitoj Sazanin”, thotë ai.
Menaxheri i anijes tregon se fluksi i turistëve nuk është ai që prisnin.
“Nuk ka qenë si vitet e kaluar. Ka patur një luhatje pasi njerëzit janë stepur nga koronavirusi”.
Për shkak të pandemisë shoqëruesit e tyre tregojnë se më shumë vizitorë këtë vit janë vendas por kanë shpresa që do të vijnë dhe turistët të huaj.
“Po punohet edhe gjatë javës por fluksi mbetet gjatë fundjavave. Shpresojnë se pas 20 korrikut të kemi dhe vizitorë të huaj. Sazani dhe Karaburuni preferohen shumë”.
Bashkë me këta pushuese e shijuam dhe ne këtë udhëtim. Pamë Sazanin, Karaburunin, u mrekulluam dhe nga Shpella e Haxhi Aliut./abcnews.al