Erdogan vijon përndjekjen e mbështetësve të Gylen

schedule13:42 - 16 Prill, 2018

schedule 13:42 - 16 Prill, 2018

Vijojnë arrestimet në masë në Turqi me akuzën e lidhjeve me terrorizmin. Këto arrestime shumë lehtë për shkak të gjendjes së emergjencës, që Ankaraja synon ta zgjasë me 3 muaj të tjerë.

Në javën e fundit, rreth 1 mijë persona përfunduan në pranga në disa operacione në të gjithë vendin. Kjo është bërë e ditur nga ministria e brendshem turke. Të arrestuarit janë kryesisht persona që dyshohen se kanë lidhje me rrjetin e Fetullah Gylen, që akuzohet nga presidenti Erdogan se qëndron prapa grushtit të dështuar të shtetit.

Megjithatë imami që jeton në SHBA mohon të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Gjithashtu mes të arrestuarve ka dhe militantë të partisë kurde dhe terroristë të ISIS. Ndërkohë, pas grushtit të dështuar të shtetit në Korrik të 2016, OKB vlerëson se të paktën 160 mijë persona janë arrestuar në Turqi./abcnews.al