Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat/ Rama: Raporti i BE kërkon dialog! E drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet anashkaluar

schedule12:10 - 5 Nëntor, 2026

schedule 12:10 - 5 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjetjet e Progresraportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke u ndalur edhe te protestat e fundit dhe nevoja për dialog politik. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Rama theksoi se raporti vlerëson përparimin e vendit në procesin e negociatave, por evidenton edhe problematika që kërkojnë vëmendje, përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike, korrupsionin dhe lirinë e medias.

Sa u përket protestave, kreu i qeverisë nënvizoi se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, ndërsa dhuna duhet shmangur, duke e cilësuar dialogun si një domosdoshmëri për bashkëjetesën demokratike.

“Kush e njeh historinë e shtetit shqiptar dhe kthen kokën deri në vitin 2016, kur mori jetë reforma në drejtësi, kupton rëndësinë që ka ky raport. Raporti po ashtu vlerëson vonesën në gjykata, çështjet e korrupsionit, po kështu raporti ngre shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit.



Ai trajton edhe protestat e kohëve të fundit, duke vendosur gishtin te plagët e dhunës.

Kurse dialogu vlerësohet si dhuna, ku duhet të angazhohemi të gjithë seriozisht. Asnjë konstatim i progresraportit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet anashkaluar. Ndërsa dialogu është një etikë për bashkëjetesën demokratike dhe mazhoranca jonë e ka për detyrim që ta garantojë këtë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!