Kryeministri Edi Rama deklaroi se anëtarësimi në BE, është për shtetbërjen europiane të vendit.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se progres raporti është një dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë.
“Dua të kthehem tek diçka, që pozita e kryeministrit mbetet thelbësore. Shqiptarët kanë jetuar për shumë vite në kontrast shumë të madh, mes mundësive që kanë gjetur. Për shumë familje, emigracioni ka qenë zgjidhja për punë më të mirë, arsim më të mirë. Prandaj, nuk dua të hyj tek gjërat që kanë ndryshuar në Shqipëri, por dua të shtoj se nuk mund të flasim me bashkimin tonë me Europën, pa e pasur parasysh këtë realitet. I gjithë ky proces nuk është për Brukselin apo Parisin, por është shtetbërja europiane e Shqipërisë, ku shqiptarët të kenë vendrritjen e fëmijëve këtu si në Europë.
Kush dëgjon për progresin, duhet të mbajë këtë thelb, që është përmirësimi i jetës, i standardeve të tij. Kjo është arsyeja kryesore që jam kaq i përkushtuar ndaj këtij procesi, por edhe pse më gëzon ky raport i progresit, si dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al


