Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa mbajtën një konferencë me mediat pas dorëzimit të Progres raportit për Shqipërinë.
Rama tha se progresi real nuk duhet të na mbyllë sytë përpara problemeve reale. Ai cilësoi se duke parë një anë të medaljes përccajmë misionin e madh të anëtarësimit në BE në një mundësi historike.
“Kjo është ana më e ndritshme e raportit, por edhe ana në hije e kësaj ecurie, jo vetëm sepse nuk shoh asnjë kundërshtim me faktin që Shqipëria ka bërë një përparim të madh. Të dyja përbëjnë këndvështrimin realist të KE-së për Shqipërinë.
Kështu duhet të mësohemi ne ta shohim në Shqipëri ecurinë e vazhdueshme pozitive të vendit tonë, ku problemet reale nuk duhet të na çmojnë progresin real, si dhe progresi real nuk duhet të na mbyllë sytë përpara problemeve reale.
Duke parë një anë të medaljes, ushqejmë me ose pa dashje ndasitë tradicionale, por edhe një përçarje që dëmton drejtpërdrejt këtë mision të madh të anëtarësimit në BE dhe cenon interesin e përbashkët, sepse në këtë moment të dyja së bashku janë të lidhura me mundësi historike për të kapërcyer pragun e largët dhe të ndaluar të Europës së Bashkuar.”


