City çmendet pas Koulibaly, ofron 65 milionë paund dhe dy lojtarë

schedule13:40 - 11 Korrik, 2020

schedule 13:40 - 11 Korrik, 2020

Shumë po flitet për të ardhmen e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Senegalezi ka shkëlqyer në këtë sezon në Seria A dhe ka rënë mënjëherë në radarin e klubeve të mëdha. Qendërmbrojtësi kërkohet nga gjysma e ekipeve të Premier League dhe Manchester City ka shfaqur interesimin më të madh për të.

Ish-kampionët e Anglisë po kërkojnë një mbrojtës dhe Koulibaly shikohet si përforcimi i duhur. Problem mbetët kartoni i tij, ku napoletanët nuk e lëshojnë atë pa 80 milionë paund. Gjithsesi, ‘’Qytetarët’’ kanë një tjetër plan në mendje dhe janë të gatshëm të vendosin dhe dy lojtarët të tjerë në këtë operacion.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Nicolas Otamendi dhe Oleksandr Zinchenko, sikurse raporton “The Sun”. Që të dy lojtarët nuk e kanë vendin e sigurt në formacionin e Guardiolës dhe një kalim në Seria A mund t’i tundojë ata. Gjithashtu edhe drejtuesve të Napolit u pëlqen ideja, pasi përveç dy lojtarëve ata do të marrin dhe 65 milionë paund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!