Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau 8 oficerë, agresori qëllohet për vdekje në një shkëmbim zjarri me policinë

schedule09:54 - 11 Korrik, 2020

schedule 09:54 - 11 Korrik, 2020

Një burrë i akuzuar për vrasjen e tetë oficerëve në Indi u qëllua për vdekje të premten. Vikas Dubey  dyshohet se po përpiqej të arratisej nga paraburgimi pas arrestimit të tij, deklaruan  autoritetet.

Vikas Dubey  ishte në kërkim nga policia pasi ai dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë vranë oficerët në një shkëmbim zjarri në shtëpinë e tij në Kanpur, në shtetin verior të Uttar Pradesh, më 2 korrik. Dubey u arrestua të enjten në shtetin fqinj Madhya Pradesh.

Dinesh Kumar, eprori i lartë i Policisë në Kanpur, tha për  CNN se Dubey gjithashtu rrëmbeu një armë nga një oficer. Ai u qëllua për vdekje në një shkëmbim zjarri me policinë.

“Policia e ndoqi dhe i kërkoi  të dorëzohej, por ai nuk e pranoi dhe filloi të qëllonte në drejtim të  ekipit të policisë.  Policia është ende duke hetuar ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!