Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

6 deputetë të opozitës pro “Zgjedhores”, Basha: Të joshur dhe të kërcënuar, i vlerësoj qëndrimet e tyre

schedule15:35 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:35 - 10 Korrik, 2020

Kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha, tha me tone të prera se opozita e bashkuar nuk do të lejojë ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Basha po ashtu vlerësoi qëndrimin e gjashtë deputetëve të opozitës parlamentare dje, që u shprehën se do të votojnë pro draftit të 5 qershorit.

Gjithashtu kryetari i PD-së Basha gjatë konferencës për shtyp ku deklaroi se PD do të hyjë në zgjedhje edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS dhe opozita parlamentare.



“Interesi i një njeriu për pushtet nuk mund dhe nuk do të mbajë peng shqiptarët dhe integrimin e vendit”, u shpreh Basha.

Lexo edhe: Ti kryeministër, unë president, po Meta? Basha flet për pazaret

Ai u ka bërë thirrje gjithashtu njerëzve në Partinë Socialiste të reflektojnë për të vendosur interesin e Shqipërisë mbi interesin e një njeriu të vetëm.

Ai më tej u shpreh se ka pasur një ndërmjetësimi, për periudhën, mars, prill, maj.

Cila ka qenë qëndrimi juaj?

Basha: Besoj se e kuptoni në mënyrë të qartë nga ky qëndrim i imi, po të kishte pasur tjetër përgjigje, sot nuk do të shikonit një njeri tmerruar.

Jeni në komunikim me deputetët që kanë  dalë nga listat tuaja që janë shprehur pro idesë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor?

Basha: Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës politike, nuk përfaqësojnë asnjë nga partitë politike të koalicionit opozitar, por i vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dhe të pashprehura publikisht për shkak të kërcënimeve apo joshjeve si një shërbim ndaj interesit publik dhe si një zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës për të vendosur interesin personal pushtetin dhe pasurinë e tij mbi fatin e shqiptarëve.

Mendoni se bëtë gabim kur i dogjët mandatet?

Basha: Nuk kam asgjë për të shtuar.

Qytetarët shqiptarë, faktori ndërkombëtar i investuar në kredibiletit e tij të marrëveshjes së 5 qershorit,  do të kenë mbështetjen e opozitën së bashkuar, të PD-së, në mbrojtjen e dakordësisë së 5 qershorit që garanton minimumin e zgjedhjeve të ardhshme. Jemi para një akti të një njeriu që ka vendosur interesin personal. Sa herë që individët kanë marrë vendime të tilla kundër interesave të vendit janë përballur me

Sot jam këtu për ti bërë thirrje njerëzve me gjykim të ftohtë në PS që janë të tmerruar, sikundër çdokujt tjetër që të vendosin interesin e Shqipërisë mbi interesin e një njeriu të vetëm.

Rama me deklaratën e sotme ka hedhur në erë marrëveshjen e pesë qershorit e cila nuk është një copë letër. Marrëveshja e 5 qershorit ishte emëruesi i përbashkët për të krijuar kushtet minimale. Prishja e kësaj marrëveshje me deklaratën e sotme të Edi Ramës, është një akt që tregon fund e krye vetëm tmerrin e një njeriu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!