Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Territorialja, çfarë duan qytetarët?/ Haxhimali: Qytetarët, të pakënaqur me shërbimet nga bashkitë

schedule19:30 - 17 Maj, 2026

schedule 19:30 - 17 Maj, 2026

Eksperti Agron Haxhimali u shpreh se qytetarët vijojnë të jenë të pakënaqur me shërbimet që ofrohen nga bashkitë pas reformës territoriale. Sipas tij, reforma territoriale e vitit 2015 është dështim nga mënyra që u dhanë pak para dhe shumë pushtet bashkive. Ai vlerësoi gjithashtu qasjen konstruktive të dy kryetarëve të komisionit dhe kërkoi një model më të europianizuar të qeverisjes vendore.

“ Qytetarët janë të pakënaqur me shërbimet nga bashkitë.
Njësitë administrative janë këto njësi që e kanë çuar qeverinë për të bërë reformën. Njësitë administrative janë dështimi i kësaj reforme, por jo detyrimisht lidhet me konfiguracionin e 61 bashkive. Reforma territoriale e 2015 është dështim nga mënyra që u dhanë pak para dhe shumë pushtet. Jemi në një reformë të tillë sot, jemi për çështje të menaxhimit.

Instituti për Bashkitë ka dalë me një deklaratë ku mbështet qasjen konstruktive të dy kryetarëve, ku i kanë shmangur konfliktet edhe mes anëtarëve të komisionit, por e shoh të kemi një qasje më të europianizuar.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!