Ti kryeministër, unë president, po Meta? Basha flet për pazaret

schedule15:28 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:28 - 10 Korrik, 2020

Kreu i PD, Luzlim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka zbuluar sot ofertën që i është propozuar nga Edi Rama.

Basha tha se prej dy muajsh Rama i ka dërguar ndërmjetës çdo ditë për të bërë pazare. “Ti kryeministër dhe unë president”, ishte ky propozimi i Ramës për Bashën, që kreu i demokratëve e tha sot publikisht.

I pyetur nga gazetarët se çili mund të ishte pozicioni i Metës në këta pazar, dhe cila do të ishte oferta e ndërkombëtarëve në këtë rast, Basha u përgjigj shkurt: “Jam në komunikim të përhershëm me ta dhe janë të shqetësuar për këtë zhvillim të papritur të këtij njeriu që është edhe për pak kohë kryeministër i vendit. Për sa i përket çështjes së pazarit është një pyetje hipotetike se Pazar kërkoi, por pazar nuk  mori dhe nuk do të marrë kurrë’.

LEXO EDHE: Basha-Ramës: Thirri ndërgjegjes, nuk e ndalon dot rrotacionin politik

Nëse e mendon bojkotin e zgjedhjeve Basha tha: “Përgjigja ime e drejtpërdrejtë është kjo që në aktin e sotëm Edi Rama ka hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit. Thirrja ime është që të reflektojë përndryshe ai do të jetë përgjegjësi i vetëm, siç është i interesuari i vetëm për këtë akt të paprecedentë”. /abcnews.al