Producenti i njohur Genc Prelvukaj ka lançuar vetëm pak minuta më parë këngën e tij më të re “Lek i madh”.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka theksuar se kjo këngë i dedikohet fëmijëve të zyrtarëve dhe politikanëve, që merren me punë të paligjshme.
“Kanga nuk eshte per gjithe mashkujt por vetem per femije e te aferm te zyrtareve shteterore, politikaneve, biznismeneve pa nivel, trafikanteve dhe tjereve qe merren me pune te paligjshme”, shkruan Prelvukaj.
Ajo që vihet re gjatë tekstit të këngës është se Genci ‘i ka nxjerr të gjitha të palarat’ kësaj shtrese.
“Me paret e familjes dashnores i blen Porche”, thotë ndër të tjera reperi.
Kujtojmë që edhe më herët, ai paralajmëroi se “Lek i madh” do të ishte një goditje e fuqishme, për të cilën ka punuar prej muajsh./abcnews.al