Eni Koçi uron Gencin me fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO)

schedule09:31 - 16 Korrik, 2020

schedule 09:31 - 16 Korrik, 2020

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbizit.

Ata janë shpesh në qendër të mediave rozë, pasi interesi i publikut është i madh.

Sot Genci feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e ka marrë padyshim nga Eni, e cila ka postuar në InstaStory një foto të të dyve, krahas së cilës shkruan:

“Tek ti kam gjetur partnerin perfekt, shokun më të mirë dhe dashurinë më të ëmbël që dikush mund të ketë përjetuar! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”

Kujtojmë që Genci para disa ditësh lançoi këngën e tij më të re “Lek i madh” duke goditur fëmijët e zyrtarëve dhe politikanëve, që merren me punë të paligjshme./abcnews.al