Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy autorët që realizuan grabitjen e 100 milionë lekëve një vit më parë në fshatin Levan. Mësohet se grabitësit janë identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe tabulatet telefonike.
Pamjet e kamerave të sigurisë dhe tabulatet telefonike i nxorrën zbuluar autorët e vjedhjes së një benzi dhe 10 milionë lekëve të reja në Levan të Fierit.
Grabitja ka ndodhur një vit më parë, por dy personat u ndaluan më 11 prill të këtij viti. Gjykata e Fierit dha masën e arrestit me burg për Renaldo Latifin, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muçën, 24 vjeç.
Asnjëri prej tyre nuk ka folur në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura. Një nga kamerat e sigurisë të një objekti ka identifikuar të riun Renaldo teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me një çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.
Ndërsa nga tabulatet ka rezultuar se edhe Xhuliano ditën e grabitjes ndodhej në Levan dhe jo në Vlorë, siç kishte deklaruar në polici. Të dy janë bashkëpunëtor në krim dhe më herët Renaldo Latifit ka qenë kamarier në lokalin e Xhuliano Muçës.
Paratë dhe benzi iu grabitën një banori të Levanit, i cili do të shlyente një kredi me sasinë e lekëve. Në të njëjtën ditë në Fier u dha masa edhe për tre personat që u kapën në flagrancë duke shitur 50 kg kanabis në Roskovec. Gjykata vendosi të lërë në qeli Gazmend Saliajn, Shaban Saliajn dhe Klodian Ymerajn. /abcnews.al