Phillip Blanks është një ish-lojtar i futbollit amerikan dhe veprimi i fundit e ka kthyer në hero. Ai ka kryer pritjen më të bukur të jetës së tij, duke i shpëtuar jetën një fëmije të vogël.
Një ndërtesë në SHBA është përfshirë nga flakët dhe në katin e tretë gjendej nëna me djalin e saj. Kjo e fundit, në një situatë të pashpresë, ka hedhur nga lart djaloshin e vogël dhe Blanks ia ka dalë ta presë atë, siç dallohet në video.
Një gjest që i ka emocionuar të gjithë, por Blanks tregohet modest në prononcimin e dhënë për ABC7 News, aty ku flet për nënën, e cila pësoi një fund tragjik duke u djegur e gjallë.
“Heroina e vërtetë e kësaj historie është nëna e djalit, sepse sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar të birin“, theksoi mes emocioneve Phillip Blanks. /abcnews.al
LIFESAVING CATCH: Eyewitness video shows Phillip Blanks – a former college wide receiver – sprint to the scene of a third-floor apartment fire in Phoenix before catching a small child thrown from a balcony; the mother of the child did not survive. https://t.co/CyIuiva87p pic.twitter.com/egzOxE5bFr
— World News Tonight (@ABCWorldNews) July 7, 2020