Mustafa Nano ka zbuluar ambicien e kryeministrit Edi Rama për një mandat të tretë. Në studion e Abc News me Juli Xhokaxhi, Nano tha se Rama do të ndërtojë rrugën nga Shkodra në Sarandë, dhe sipas tij me atë do të futet në histori.
Nano i referohet për këtë burimeve nga njerëz të afërt me kryeministrin. Mirëpo, sipas Nanos një gjë e tillë nuk të fut në histori, pasi rrugë në vend kanë bërë edhe udhëheqës të tjerë para tij.
LEXO EDHE: Tragjedia në Kombinat, Nano: Besimtarët në Shqipëri janë fanatizuar
“Ka njerëz që thonë se ai do rrijë aty. Unë me naivitetin tim them se ai kërkon edhe një mandat të tretë, të bëjë ca rrugë. Mendoj se ai do të bëjë rrugën nga Shkodra në Sarandë, dhe ai mendon se po bëri këtë ka bërë një gjë të madhe. Me ç’më thonë njerëz që janë afër atij, unë i besoj e ka si ambicie këtë gjë. Do ta bëjë këtë gjë. Por unë mendoj se një udhëheqësh shqiptarë është e kotë të hyjë në histori të bëjë rrugë. Udhëheqësit kanë bërë gjëra të tilla. Këtu hyhet në histori duke bërë gjëra që nuk janë bërë, duke ndërtuar një administratë publike që kur vjen koha që të ndërrohet pushteti ajo nuk lëviz. Ke fuqi ta bësh këtë? Por kjo bëhet duke pasur një marrëdhënie të mirë me opozitën. Por, Rama nuk e ka këtë. Këtu gjërat janë të çmontueshme. Kjo është gjëja e dëmshme që i bëjnë vendit. Këta ndërtojnë gjëra të çmontushme. Ndërtojnë gjëra që u vlejnë vetëm këtyre. Unë këtu shih mëkatin më të madh”, u shpreh Nano.
Gazetari komentoi po ashtu edhe lideri e PD, Lulzim Bashën. Sipas tij, Bashën e sheh si një politikan normal. Mirëpo, sipas tij në momentin që humbi zgjedhjet duhej të largohej.
“E shoh si një politika normal. Nuk e di si e shohin demokratët. Këta kanë të gjitha bashkitë, kundërshtarët. Kanë të gjithë sistemin në dorë sepse ia la vetë Basha. Sot më pëlqen Basha, por jam me tezën që ky është një rol Basha nuk e ke ti për ta luajtur. Në momentin që dështove duhet të ikje, nuk mund të bësh edhe skifterin edhe pëllumbim. Edhe e mbyll partinë edhe e hap. Nuk mund ta hapësh ti, e hap një tjetër. Zërat që janë kundër janë vetëm jashtë partisë”, u shpreh Nano. /abcnews.al