Elbasani këtë të enjte ka shënuar 5 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 33 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc News se rastet e reja kanë të bëjnë me zinxhirin e të infektuarve në spitalin e Elbasanit në repartin e Gjinekologjisë. Tre nga rastet e reja janë personel mjekësor dy infermierë dhe një mjek pediatër, ndërsa dy rastet e tjera janë nënë e bijë familjarë të një rasti të infektuar me koronavirus.
LEXO EHDE: Situatë e rëndë tek Infektivi, 82 raste të reja brenda ditës
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 82 raste të reja duke e çuar në 3188 numrin e përgjithshëm të të infektuarve./abcnews.al