Situatë e rëndë tek Infektivi, 82 raste të reja brenda ditës

schedule10:36 - 9 Korrik, 2020

schedule 10:36 - 9 Korrik, 2020

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 82 raste të reja nga 401 teste të kryera.

Mësohet se situata është rënduar tek Infektivi, ku janë shtruar 84 persona, nga të cilët 11 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

STATISTIKA

Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093
Raste pozitive 3188
Raste të shëruara 1832
Raste Aktive 1273
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 509
Durrës 215
Shkodër 173
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 41
Elbasan 33
Korçë 32
Kukës 32
Berat 24
Gjirokastër 17
Dibër 17

Vijon…