Dy persona janë plagosur këtë të mërkurë në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për Abc News bëjnë me dije se një automjetë tip Mitsubishi Fuoristradë, ka dalë nga rruga në vendin e njohur si rruga e Kalasë dhe është përplasur me një pemë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe shoqëruesja e tij që ndodhej në automjet.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe gjendjen e tyre shëndetsore. /abcnews.al



