Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka publikuar disa foto nga punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloç.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Fecbook, shkruan se kjo rrugë ishte lënë pas dore ndërsa tashmë vazhdon intensivisht puna për ndërtimin e strukturave dhe mbushja e trasesë.
“Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës.
Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë”, shkruan ai./abcnews.al