Një supervizor ndërtimi u arrestua nga policia e Shkodrës, pasi një punëtor humbi jetën duke punuar në një objekt trekatësh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile” të qytetit dhe viktima është Xh. C 61 vjeç. Menjëherë policia arrestoi Kolë Pohjan 63 vjeç, banues në lagjen Perash, me detyrë supervizor ndërtimesh i paliçensuar. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë. /abcnews.al
Shkodër, vdes punëtori i ndërtimit/Policia arreston supervizorin
schedule11:02 - 13 Prill, 2018
schedule 11:02 - 13 Prill, 2018