Akuzat e radhës nga Barcelona: S’jemi në fushatë, VAR-i ndihmon vetëm një ekip

schedule21:53 - 6 Korrik, 2020

schedule 21:53 - 6 Korrik, 2020

VAR-i ka krijuar polemika të mëdha në La Liga. Real Madrid fitoi 0-1 në fushën e Athletic Bilbao falë një penallti të dyshimtë, teksa nuk u akordua një tjetër flagrante për ekipin bask. Barcelona po garon me “Los Blancos” për titullin kampion dhe ka lëshuar akuza për favorizim të ekipit kryeqytetas.

VAR nuk është në nivelin që të gjithë donim. Pas izolimit, ka pasur shumë ndeshje që nuk kanë qenë të barabarta. Madje i njëjti ekip është favorizuar dhe shumë ekipe kanë qenë të pafat. VAR duhet ta ndihmojë gjyqtarin.

Gjatë ndeshjeve të fundit të gjithë e kanë parë që VAR nuk është përdorur mirë”, ka deklaruar Josep Maria Bartomeu për Movistar, teksa pak minuta më parë ka reaguar edhe Josep Vives, zëdhënës i klubit katalanas.

Kjo nuk është një fushatë zgjedhore. Është zbuluar një fakt dhe ne duhet të rishikojmë kriteret për të rivendosur barazinë, që mungon për momentin. Presidenti ishte i qartë në fjalët e tij, u tregua serioz dhe mbrojti në mënyrë elegante interesat e Barcelonës.

Klubi jonë e ka mbështetur VAR-in, sepse donim të përmirësohej detyra e vështirë e arbitrave. Nuk dyshojmë te teknologjia, do të ishte absurde ta mendonim. Vazhdojmë të mbrojmë teknologjinë, por duhen përmirësuar zbatime e kritereve.

Prej fillimit të kampionatit ka pasur disa raste që nuk ia vlen as t’i kujtojmë, raste nga të cilat ka përfituar vetëm një skuadër“, përfundon Josep Vives. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!